Mandati i “Nisma Shqipëria Bëhet” i mbetet Ana Dajkos, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili ia la mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kandidates së parë në listën zgjedhore, Ana Dajkos.
Kryetari i këtij koalicioni, Adriatik Lapaj ndryshoi sot kërkesën që kishte depozituar për të marrë mandatin duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së, që ia dha mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli.
Por, sot Kolegji Zgjedhor ka vulosur që mandati do t’i mbetet Ana Dajkos.
/gj.m/j.p/