Manjani pret komisionerin e BE-së për Rininë: Investimi te rinia, prioritet i çdo politike zhvillimi

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Komisionerin e BE-së për Rininë, Kulturën dhe Sportin, Glen Micallef në shkollën profesionale “Gjergj Canco”.
Në takim ishte e pranishme edhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Hubert Perr, si dhe përfaqësues nga UNDP dhe UNICEF.
Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e hapur dhe frymëzuese me të rinjtë mbi mundësitë që ofron Garancia Rinore për punësimin dhe formimin e të rinjve, programet e BE-së dhe sfidat e tregut të punës.
Në takim u theksua se energjia dhe angazhimi i të rinjve është arsyeja pse investimi te rinia është prioritet i çdo politike zhvillimi.
1 nga 5/k.s//r.e/