E Martë, 3 Nëntor 2026

Maqedonia e Veriut, VMRO-DPMNE nis bisedimet me koalicionin e partive opozitare shqiptare VLEN për qeverinë e re

Pas zgjedhjeve parlametnare që u mbajtën të mërkurën e 8 prillit, në Maqedoninë e Veriut kanë filluar bisedimet për krijimin e qeverisë së re. 

Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së, parti e cila doli forcë e parë zgjedhjet parlamentare, por që ka nevojë për parti të tjera për të aptur krijuar qeverine e re, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, ka shkuar në selinë e koalicionit të partive opozitare shqiptare VLEN. 

Në zgjedhjet e së mërkurës, ky koalicion mori 13 vende në parlament, dhe para zgjedhjeve u ftua nga Mickoski të bëhej pjesë e qeverisë nëse partia e tij fitonte.  

Siç raportohet nga mediat maqedonase, oferta fillestare e Mickoskit janë katër, maksimum pesë minisri. VLEN pretendon pesë deri gjashtë ministri dhe postin e kryeparlamentarit, post për të cilin ka shprehu interes Arben Taravari, një nga krerët e vlen dhe kandidat për president në raundin e parë të presidencialeve të 24 prillit . 

Por  VMRO-DPMNE mbetet e qëndrimit se kryeparlamentari i ardhshëm të jetë nga radhët e saj.  Ky post dikur mbahej nga Talat Xhaferri i partisë tjetër shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila deri tani ka qenë pjesë e koalicionit qeverisës që drejtohej nga Lëvizja Socialdemokrate e Maqedonisë.   

Ndërkohë në një tjetër zhvillim që kanë lidhje me zgjedhjet në Maqedoni, por me ato presidenciale, raundi i dytë i të cilave u mbajt në të njëjtën ditë me ato parlamentare, dhe që u fituan nga kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovksa Davkovka, kjo e fundit mori të shtunën certifikatën e zgjedhjes nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Pritet që të dielën në mesditë në Kuvend të mbahet seance për inagurimin e presidentes së re. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›