E Diel, 1 Nëntor 2026

Maratona zgjedhore në Kosovë, KQZ: 27.95% kanë votuar deri në orën 15:00

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime ka arritur në 27.95%.

Nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë me të drejtë vote, 558 mijë e 872 prej tyre kanë ushtruar të drejtën e tyre qytetare, sipas shifrave zyrtare të KQZ-së.

Zgjedhjet e sotme po përsëriten pasi, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt 2025, në Kosovë nuk u arrit konsensus politik për formimin e qeverisë së re, duke çuar vendin drejt një procesi të ri zgjedhor.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›