Marco Rubio: Nuk ka ende marrëveshje përfundimtare për mineralet me Ukrainën

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur ende një marrëveshje përfundimtare me Ukrainën për mineralet, puna për këtë është duke vazhdua”r, tha Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio.
“Vlerësimi im i fundit është se jemi shumë afër vijës së finishit”, tha ai në një intervistë për Fox News kur u pyet për informacionin e përhapur gjerësisht në lidhje me marrëveshjen midis Uashingtonit dhe Kievit.
Zelensky: Marrëveshja fillestare për tokat e rralla pa garanci sigurie
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu më herët shpresën se marrëveshja në parim me Shtetet e Bashkuara për tokat e rralla do të hapë rrugën për bashkëpunim të mëtejshëm.
Megjithatë, ai konfirmoi se asnjë garanci amerikane për sigurinë nuk është arritur deri më tani. Marrëveshja u karakterizua si nj렠“kornizë” e përgjithshme dhe jo si një marrëveshje detyruese.
Zelensky, gjatë një konference për shtyp, përmendi krijimin e nj렠fondi të përbashkët, në të cilin do të depozitoheshin 50% e të ardhurave të Ukrainës nga burimet natyrore.
Megjithatë, ai theksoi se është “shumë herët” për të diskutuar detajet financiare të marrëveshjes.
“Nuk do të marrim as 10 cent mbrapa”
Lidhur me deklaratat e Donald Trump, i cili i ka kërkuar Ukrainës që t’i kthejë miliarda dollarë ndihma ushtarake që ka marrë nga SHBA, Zelensky sqaroi se marrëveshja nuk parashikon kthimin e as “dhjetë cent”.
Presidenti ukrainas tha gjithashtu se nëse ai viziton Shtëpinë e Bardhë të premten, ai do të jetë “shumë i drejtpërdrejtë” në pyetjen nëse Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.
I pyetur nga BBC nëse ai do të tërhiqej nga marrëveshja nëse Trump nuk ofron garancitë e dëshiruara të sigurisë, Zelensky u përgjigj: “Unë dua të gjej një rrugë drejt NATO-s ose diçka të ngjashme”.
Ai shtoi gjithashtu se pa garanci sigurie, “nuk do të ketë armëpushim, asgjë nuk do të funksionojë, asgjë”./vizionplus.tv