Marinari nga Azerbajxhani humbi jetën në anijen ku po punonte, policia e Durrësit vë në pranga kapitenin dhe inxhinierin

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona pas vdekjes së marinarit 24-vjeçar nga Azerbajxhani gjatë kohës që punonte në anije. Në pranga kanë përfunduar kapiteni i anijes po nga Azerbajxhani si dhe inxhinieri nga Gjeorgjia. Të dy akuzohen për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 07.12.2025, mbi humbjen e jetës së shtetasit nga Azerbajxhani, J. A., dyshohet pas rënies në kontakt me rrymën elektrike, gjatë punës në anijen ku ishte marinar, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan kapitenin dhe inxhinierin e anijes, përkatësisht shtetasin A. Z., banues në Azerbajxhan, dhe shtetasin D. L., banues në Gjeorgji, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në pun뒔, njoftoi policia e Durrësit.