E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Marinat detare, mundësi për turizmin”/ Balluku: Shqipëria, strategji për zhvillimin e marinave

Shqipëria ka në plan ngritjen e një sërë marinash të cilat do të shërbejnë si porta të rëndësishme  detare për zhvillimin ekonomik e turistik.

Zv.kryemnistrja njëherësh ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi strategjië në Konferencën e 5-të Ndërkombëtare për Marinat e Qëndrueshme dhe ato Inteligjente që u zhvillua në Monako

Sipas Ballukut ngritja e marinave detare është një mundësi më shumë për zhvillimin e turizmit në vend.

Vëmendje e veçantë do ti kushtohet në këtë drejtim edhe trajnimit  të stafit mbi inovacionin  dhe industrisë detare. /abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›