E Diel, 1 Nëntor 2026

Mark Carney fiton zgjedhjet në Kanada! Trump përgëzon kryeministrin e ri

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka telefonuar kryeministrit kanadez Mark Carney për ta përgëzuar për fitoren e tij në zgjedhje, dhe të dy kanë rënë dakord të takohen në të ardhmen e afërt, raporton BBC.

Të dy vendet pritej të fillonin bisedimet për një marrëdhënie të re ekonomike dhe sigurie pas votimit të së hënës.

Tarifat tregtare të Trump dhe komentet e përsëritura që minojnë sovranitetin e Kanadasë e errësuan garën, e cila përfundoi me liberalët e Carneyt që parashikohej të fitonin një qeveri minoritare, sipas transmetuesit publik CBC.

Në telefonatën e tyre të parë që nga zgjedhjet, Trump e përgëzoi Carney për fitoren e tij, sipas zyrës së kryeministrit të martën.

Zyra tha gjithashtu se të dy udhëheqësit kishin “rënë dakord mbi rëndësinë e bashkëpunimit të Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara – si kombe të pavarura dhe sovrane – për përmirësimin e tyre të ndërsjellë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›