E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mark Rutte shefi i ri i NATO-s, ish-kryeministri holandez merr zyrtarisht detyrën

Ish-kryeministri holandez, Mark Rutte është bërë zyrtarisht, sekretar i përgjithshëm i NATO-s pas një ceremonie dorëzimi në Bruksel.

Rutte, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Hoalndës, u takua me shefin në largim të aleancës, Jens Stoltenberg, në selinë e NATO-s. Stoltenberg u largua nga udhëheqja pas një dekade.

Në fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës, Rutte u zotua për mbështetje ukrainës.

“Nuk mund të ketë siguri afatgjate në Evropë pa një Ukrainë të fuqishme dhe të pavarur. Vendi i merituar i Ukrainës është në NATO. Dhe kostoja e mbështetjes së Ukrainës është shumë, shumë më e ulët se kostoja me të cilën do të përballeshim nëse e lejojmë Putinin të arrijë rrugën e tij”, tha Rutte.

Përveç Ukrainës, Rutte renditi mes prioriteteve të tij, rritjen e aftësive mbrojtëse të aleancës dhe adresimin e sfidave globale në rritje për sigurinë euroatlantike.

E ndërsa Rutte merr detyrën e shefit të natos vetëm një muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ai foli edhe për këtë çështje,

 “I njoh të dy kandidatët shumë mirë. Do të jem në gjendje të punoj me të dy. Kam punuar për katër vjet me Trumpin. Ai ishte që na shtyu që të shpenzonim më shumë në mbrojtje dhe ai e arriti këtë sepse ne tani kemi nivele më të larta të shpenzimeve sesa kishim para se ai të bëhej presidentin”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se edhe Harris ka një karrierë fantastike si nënpresidente dhe është një udhëheqëse shumë e respektuar. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›