“Marrëdhëniet me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”/ Rama nga Barcelona: Shqipëria, destinacion i preferuar për të rinjtë spanjollë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi lidhur me vizitën në Barcelonë, ku shkruan se delegacioni shqiptar është pritur me nderime të veçanta nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi lidhur me vizitën në Barcelona, ku delegacioni shqiptar është pritur me nderime të veçanta nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës.
“Barcelonë, ku u pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, e ku u ndjemë krenarë për respektin dhe interesimin për Shqipërinë, emri i së cilës kur vije në Spanjë deri jo shumë vite më parë ishte sinonim i një njolle të errët në hartën e Europës, ndërsa sot është emri i një prej destinacioneve të preferuara turistike të rinisë spanjolle, ndërkohë që marrëdheniet shtetërore me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”-shkruan Rama.