Marrëveshje mes universiteteve: UNISHK dhe UT thellojnë bashkëpunimin për rritjen e cilësisë në arsim

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Universiteti i Tiranës thellojnë bashkëpunimin institucional përmes një marrëveshjeje të re, e cila synon zgjerimin e partneritetit ndëruniversitar dhe rritjen e integrimit të studentëve dhe stafit akademik në programet e studimit dhe kërkimit shkencor.
Marrëveshja e nënshkruar në Universitetin e Shkodrës nga rektori, prof. Tonin Gjuraj, dhe rektori i Universitetit të Tiranës, prof.
Artan Hoxha parashikon asistencë nga Universiteti i Tiranës për ciklin e tretë të studimeve, atë të doktoraturës, mbështetje për përparimin akademik të personelit, si dhe shkëmbim përvoje në fushën e menaxhimit universitar.
Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. Artan Hoxha, njëkohësisht kryetar i Konferencës së Rektorëve, e cilësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes institucioneve të arsimit të lartë në vend.
Sipas tij, kjo marrëveshje jo vetëm që i jep një shtysë të re marrëdhënieve mes dy universiteteve, por shërben edhe si model për zgjerimin e bashkëpunimit akademik në nivel kombëtar
Marrëveshja për zgjerimin e partneritetit pritet të ndikojë sit në rritjen e cilësisë së programeve të studimit dhe në fuqizimin e kapaciteteve kërkimore të universitetit te Shkodrës por edhe ne organizimin e aktiviteteve shkencore me interes të përbashkët.
Gazetar: A.Hoti
/rtsh.al/