E Hënë, 2 Nëntor 2026

Masa ajrore të paqëndrueshme, reshje shiu në të gjithë territorin, moti për ditën e sotme

Ditën e shtunë  vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht deri mesatar.

Pas orëve të mëngjesit gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet dhe territor duke u lokalizuar vetëm përgjatë relieveve malore të vendit me intensitet të ulët deri në orët e mbrëmjes.

Era me drejtim nga kuadrati veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 18m/sek.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›