E Hënë, 2 Nëntor 2026

Masa e sigurisë, biznesmeni Meriman Palushi mbërrin në GJKKO

Bizesmeni Meriman Palushi ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku dhe do të mbahet seanca për masën e sigurisë.

GJKKO ka lëshuar masa sigurie për Meriman Palushin i cili njihet si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës.

Kujtojmë se GJKKO me urdhër të SPAK vendosi gjithashtu masën e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa e cila u paraqit sot gjithashtu në GJKKO.

Ndërkohë seanca për Veliajn e cila nisi sot në 8:30 të mëngjesit u shty për në orën 13:30 pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me aktet e dosjes hetimore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›