E Martë, 3 Nëntor 2026

Masa për parandalimin e zjarreve, Jole: Koordinim i punës nga bashkitë e qarkut të Korçës

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole zhvilloi sot takimin me Komisionin e Mbrojtjes Civile në shkallë qarku për periudhën maj-tetor 2025, lidhur me administrimin e Emergjencave Civile Verore.

Në fjalën e tij gjatë takimit, Jole tha se “stina e verës dhe temperaturat e larta rrisin rrezikun për aktivizimin e zjarreve, të qëllimshme apo aksidentale”.

“Mbështetja e përvitshme nga buxheti i shtetit në fushën e mbrojtjes civile nuk ka munguar, nëpërmjet fondit të kushtëzuar të alokuar për njësitë e vetëqeverisjes vendore, i cili për 6 bashkitë e qarkut tonë këtë vit është afërsisht 50 milionë lekë”, theksoi Jole.

Jole e vuri theksin tek domosdoshmëria e koordinimit të punës nga bashkitë dhe institucionet e tjera shtetërore në nivel vendor e rajonal si edhe zinxhirin e grupeve vullnetare të komuniteteve.

“Ky koordinim do të garantojë një administrim edhe më efikas të situatave të krijuara nga rënia e zjarreve”, tha Jole.

1 nga 6

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›