Masa për përmbytjet në Vlorë, prishen ndërtimet që ndodhen në kanalin e ujërave të larta

Në Vlorë ka nisur aksioni për prishjen e ndërtimeve mbi kanalin e ujërave të larta, për zgjidhjen përfundimtare të përmbytjeve.
Ky aksion është pjesë e një plani të gjerë ndërhyrjesh për pastrimin dhe rehabilitimin e plotë të kanalit, me synim garantimin e funksionimit normal të tij dhe eliminimin e rrezikut të përmbytjeve që prej vitesh kanë sjellë pasoja për qytetin.
Ndërhyrja përfshin largimin e strukturave të ndërtuara mbi kanal të cilat kanë penguar rrjedhën e ujërave dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e situatave gjatë reshjeve intensive.