Masa sigurie për 5 zyrtarë në Sarandë-Nën hetim 1 oficer policie, ish-kryeinspektori dhe 3 ish-inspektorë të IVMT-së

Prokuroria e Sarandës ka vënë nën akuzë një oficer të Policisë Gjyqësore, ish-kryeinspektorin dhe tre ish-inspektorë të IVMT-së, të dyshuar se kanë lejuar ndërtime pa leje dhe nuk kanë marrë masa për të ndalur paligjshmërinë.
Ndaj oficerit të Policisë Gjyqësore, Irakli Koçiaj, është caktuar pezullimi nga detyra, ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe detyrimi për paraqitje. Ish-kryeinspektori i IVMT-së, Eduart Veli, është lënë në “arrest shtëpie” dhe duhet të paguajë garanci pasurore prej 100 mijë lekësh. Ndërsa ish-inspektorët Romelio Kadëna, Ilia Gjika dhe Elvis Memushi janë lënë me masën “detyrim paraqitjeje”.
Sipas Prokurorisë, ata dyshohen për shpërdorim detyre, mosmarrje të masave për ndërprerjen e paligjshmërisë dhe ndërtim të paligjshëm. Hetimet vijojnë për të identifikuar edhe përgjegjësit e tjerë të përfshirë.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/