Masakër në një festë ditëlindjeje, katër të vdekur e dhjetë të plagosur në Kaliforni

Të paktën katër persona janë vrarë të shtunën në mbrëmje, 29 nëntor, pas një sulmi me armë në një festë ditëlindjeje në Kaliforni.
Siç raporton BBC, dhjetë të tjerë u plagosën gjatë të shtënave në një restorant në qytetin verior të Stocktonit. Autori i dyshuar është ende në arrati dhe policia beson se sulmi mund të ketë qenë i organizuar.
Sipas autoriteteve lokale, mes viktimave ka të rritur dhe fëmijë. Ende nuk është konfirmuar gjendja shëndetësore e të plagosurve.Zyra e sherifit të qarkut San Joaquin tha se ngjarja ndodhi pak para orës 18:00 me orën lokale, ndërssa zëdhënësja Heather Brent e përshkroi ngjarjen si të pabesueshme.
Në një deklaratë zyrtare thuhet:
Hetimet po vijojnë ende. Informacionet për momentin janë të kufizuar, ndërsa po shqyrtohen të gjitha pistat.
Nënkryetari i bashkisë së Stocktonit, Jason Lee, shkroi në rrjetet sociale:
Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për të shtënat masive në një festë ditëlindjeje fëmijësh. Një festë ditëlindjeje nuk duhet të jetë kurrë një vend ku familjet të kenë frikë për jetën e tyre.