E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Tivarit, LSI nuk voton komisionin hetimor Rozeta Rapushi

Kuvendi nis hetimin per masakren e Tivarit. Ashtu sic paralajmeroi dite me pare, grupi parlamentar demokrat dorezoi kerkesen per komisionin hetimor, e cila u miratua dje me 69 vota pro dhe 3 abstenime te deputeteve te Levizjes Socialiste per Integrim, Dritan Prifti, Nasip Naco dhe Lefter Koka. Kuvendi i hapi dyert keshtu, grupir hetimor, qe do te hetoje faktet, rrethanat dhe pergjegjesite e masakres se Tivarit te vitit 1945. “Ne nuk te pranojne ngritjen e nje komisioni te tille, pasi eshte nje nisme e cila po perdoret politikisht nga ana e mazhorances. Mos beni politike me jeten e te masakruarve te kombit, por lejoni Kosoven qe gjeje pergjegjesite e masakres”, tha kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, duke shprehur qendrimin kunder te PS-se. Sipas tij, kosovaret, kane shtetin e tyre sovran dhe mund te marrin nismat e tyre per te hetuar historite e reja apo te vjetra. “Ne duhet ti dalim per zot territorit te Shqiperise dhe jo te nje shteti tjeter. Ju duhet te respektoni shtetin e ri te Kosoves, qe duhet ti jape vete pergjigje kesaj masakre”, tha Ruci, duke deklaruar bojkotin e opozites ne nisma te tilla. Por Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se me kete nisme, Kuvendi merr nje pergjegjesi te madhe per te hedhur drite mbi nje nder masakrat me te pergjakshme. Duke iu drejtuar deputeteve socialiste, Topalli tha se ky ishte rasti qe PS te tregonte pergjegjshmerine, duke sjelle emrat ne komisionin hetimor dhe duke iu bashkuar mazhorances ne kete nisme te saj. Ne replike me kreun e grupit socialist, kryetari i grupit demokrat, Astrit Patozi, shprehu keqardhjen per qendrimin e PS-se. “Partia Socialiste, kishte rastin e arte per te shkeputur veten nga e kaluara e saj”, tha Patozi. Duke e quajtur masakren e Tivarit si “Katini i Ballkanit”, Patozi tha se opozita duhet t’i ishte bashkuar mazhorances, per te ndricuar kete ngjarje nga me te rendat ne historine e kombit. Objekt i kesaj nisme, eshte hetimi parlamentar i nje prej pikave me te erreta dhe me enigmatike te historise se Shqiperise, tragjike jo vetem per nga humbjet e medha njerezore te te rinjve shqiptare, por njekohesisht nga me makabret per skenarin e inskenuar ne realizimin e saj. Aktualisht komisioni perbehet vetem nga shtate anetare te Partise Demokratike, te cilet te kryesuar nga Fatos Beja, do te nisin hetimin e masakres se Tivarit qe do te jete me i gjati ne historine parlamentare, nje vit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›