E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtrim kompjuterik dhe vjedhje në Prishtinë, një person raporton se iu morën para nga kuleta digjitale

Një shtetas i huaj me leje qëndrimi në Kosovë ka raportuar se ka rënë pre e një mashtrimi kompjuterik dhe vjedhjes në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më 31 tetor, në rrugën “Muharrem Fejza – Prekazi”, ndërsa sipas raportit policor, ankuesit i janë marrë para nga kuleta digjitale (Wallet), si dhe një pajisje me vlerë.


I dyshuari është një mashkull, shtetas i huaj dhe me të njëjtën shtetësi sikurse ankuesi.

Pas kryerjes së veprës, ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. /Telegrafi/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›