E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtrime financiare në call center, SPAK ndalon italianin në Portin e Durrësit

Vihet në pranga një shtetas italian, më kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës,

I ndaluari është Cosimo Notaristefano, i cili u arrestua në Portin e Durrësit nga policia kufitare dhe më pas u shoqërua në ambientet e SPAK për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë persona të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.

Sipas burimeve, operacioni është pjesë e hetimeve të zgjeruara mbi aktivitetin e call center-ave që dyshohet se mashtronin qytetarë të huaj përmes skemave financiare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›