E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtroi 24-vjeçaren në Krujë dhe mori kredi në emër të saj, arrestohet 41-vjeçari

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Një 41-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet për mashtrim dhe përfitim kredie në emër të një shtetaseje të re.

Policia e Krujës njoftoi se është arrestuar F. Xh., 41 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mashtrim.

“Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 09.02.2026, i ka marrë 550 000 lekë, nëpëmjet mashtrimit, një shtetaseje 24 vjeçe, banuese në Krujë, dhe më datë 24.02.2026, ka aplikuar dhe ka marrë kredi në emër të saj, në një institucion financiar”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›