E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mashtrues ordiner, avokat i Ramës”, Berisha sulmon ashpër Dumanin dhe merr në mbrojtje Ahmetajn: Kundërshtoi me shkrim inceneratorët

Kryedemokrati Sali Berisha ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani, pas raportimit të këtij të fundit para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë mbi punën e institucionit që ai drejton.

Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi Altin Dumanin si një mashtrues ordiner që përpiqet të bëjë avokatin e Edi Ramës.

Sipas Berishës, Dumani në aferën më të madhe korruptive po heton vetëm Arben Ahmetajn, i cili e kundërshtoi 5 herë.

“Një mashtrues ordiner që përpiqet të mbrojë nga flakët e djegësve Edi Ramën, kryearkitektin e tyre. E dini se kush është dënuar nga djegësit e Tiranës? Arben Ahmetaj, që e ka kundërshtuar 5 herë me shkrim, dhe i gjetën vetëm pllakat e banjës. A e dini, të dashur qytetarë, që këto të marra së bashku bëjnë 1 miliardë euro, bëjnë dyfishim pensionesh, bëjnë dyfishim rrogash. Nuk i ka vjedhur Altin Dumani, por ai është bërë avokati më i madh i vjedhjeve”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›