Matura Shtetërore 2025, publikohen rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Qendra e Shërbimeve Arsimore shpalli sot rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje për Maturën Shtetërore 2025.
Afro 27 mijë maturantë zhvilluan këtë vit provimet e Maturës Shtetërore.
Maturantët kanë dhënë provimin e gjuhës së huaj më 3 qershor, atë të gjuhës dhe letërsisë më 10 qershor, të matematikës më 17 qershor dhe lëndën me zgjedhje më 24 qershor.
Për zhvillimin e provimeve ishin rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohej nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku u zhvillua provimi. Ndërsa për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.
Maturantët pas marrjes së rezultateve të Maturës, në fund të muajit korrik do të plotësojnë formularin A2, ku listojnë 10 degët që duan të studiojnë në universitet.
/r.e//a.f/