Matura Shtetërore, shpallen rezultatet e provimit të gjuhës së huaj

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Qendra e Shërbimeve Arsimore shpalli sot rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për Maturën Shtetërore 2025.
Njoftimin e rëndësishëm për maturantët e bëri sot ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila ndau edhe linkun përkatës, ku çdo maturant mund të gjejë rezultatet e provimit.
Mbi 27 mijë maturantë po zhvillojnë këtë vit provimet e Maturës Shtetërore. Maturantët kanë dhënë deri tani provimin e gjuhës së huaj më 3 qershor, atë të gjuhës dhe letërsisë më 10 qershor, ndërsa pritet t’i nënshtrohen provimit të matematikës më 17 qershor dhe provimit me zgjedhje më 24 qershor.
Për zhvillimin e provimeve janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi. Ndërsa për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.
Rezultatet mund të gjehen në linkun:
https://qsha.gov.al/…/2025/06/Publikimi-i-Rezultateve.pdf
/k.s/j.p/