E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazniku: Reforma territoriale, jo për ndikim elektoral

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku u shpreh sot se reforma territoriale nuk është bërë për ndikim elektoral dhe se bashkimet e reja nuk ndryshojnë raportet politike në bashki.

Në një intervistë televizive, Mazniku duke marrë shembullin e Korçës tha se kjo bashki nuk ka asnjë rrezik për Partinë Socialiste.

“Në Maliq ka fituar një kryebashkiak që ka bërë nëntë mandate atje. Nuk besoj se ka një njeri që dyshon se bashkimi i Vlorës me Selenicën, që ka sjellë dhe debatin të mirëkuptuar nga ne, ka dyshim që nga ky bashkim do ketë ndikim elektoral. Selenica dhe Vlora kur bëhen bashkë kanë potencial më të madh zhvillimi se kur janë më vete”, tha ai.

Mazniku  u shpreh se nëse ke dy bashki apo një, nuk ndryshon asgjë.

“Nuk i ka ndryshuar në terma të përgjithshëm PS-së. Kalimi i Kavajës në një krah, se është i vetmi vend ku mund të ngrihet një gjysmë argument, sepse kryebashkiaku i Kavajës thotë që do fitojë sërish. Godina administrative do të jetë aty. Nuk ndryshon godina. Nuk ka për të ndryshuar ky element”, tha Mazniku.

Komentet e Maznikut vijnë ndërsa në Kuvend diskutohet projektligji i reformvs territoriale.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›