E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbanin pistoletë, municion dhe kokainë në lokal, arrestohen 3 persona në Shkodër (EMRAT)

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “SIGURIA”, në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë tre shtetas:

Elzner Kurmemaj, 42 vjeç, banues në Shkodër;
Albion Idrizi, 18 vjeç, banues në Shkodër;
Indrit Avdyli, 18 vjeç, banues në Londër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Elzner Kurmemaj, ., në ambientet e një lokali në lagjen “Vasil Shanto”, në Shkodër, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në të njëjtin ambient ndodheshin edhe dy të rinjtë e tjerë, Albion Idrizi. dhe Indrit Avdyli., të cilët u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjatë kontrollit ndaj shtetasit Albion Idrizi, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një cigare me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vijimin e veprimeve hetimore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›