E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbante me vete pistoletë lodër, maskë, përforcues grushti dhe kartëmonedha të falsifikuara/ Vlorë, pranga 18-vjeçarit

Një 18-vjeçar është arrestuar në Vlorë nga Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale: një pistoletë të llojit çakmak, një maskë prej materiali sintetik; një përforcues grushti metalik; si dhe disa kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara, në euro dhe dollarë amerikanë, në prerje të ndryshme.

18-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Falsifikimi i monedhave”./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›