E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbante peng fëmijët dhe qëllonte me armë, fqinja e 40-vjeçarit: Kishim frikë të dilnim, jemi të shqetësuar

Fqinja e 40-vjeçarit që mbante peng fëmijët e mitur dhe qëllonte me armë, ka deklaruar se krismat kanë nisur pas orën 02:00 të mëngjesit të sotëm dhe gjithë banorët e pallatit kanë dalë jashtë ambienteve të shtëpisë.

Ajo rrëfeu për “Jetë Shqiptare” se fillimisht menduan se ishin fishekzjarrë ndërsa shton se ende është e tronditur nga ngjarja.

“Ne menduam se ishin fishekzjarrë, por ishte pistoletë. E përjetuam. Gjumi nuk ka zuri.

Ishte ora 2 e pak kur dëgjuam krismat. Kishim frikë të dilnim.

U shqetësuam, doli gjithë pallati”, tha ajo.

Një 40-vjeçar mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç, ndërsa qëlloi me kallashnikov.

Për neutralizimin e tij ndërhynë forcat RENEA. Gjithçka ndodhi kur policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri kallashnikov në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›