E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbarështimi i bletëve, historia e të vetmes bletërritëse në Frashër, Përmet

Çdo ditë e më tepër shohim femra të guximshme që priren të bëjnë punë që më parë bëheshin vetëm nga meshkujt. Nuk janë vetëm vajzat e reja por një shembull i mirë na vjen nga Tefta Hila në Frashër të Përmetit  e cila pas daljes në  pensionit filloi të mbarështonte bletë. Tefta ka pesë vite që merret me mbarështimin e bletëve. Ajo e nisi me dy koshere , por fal vullnetit për punën dhe pasionit për bletë rritjen nga viti në vit ka rritur numrin e koshereve të bletëve.

 “E nisa fillimisht me pak dhe pastaj me pëlqeu dhe jam kujdesur gjithmonë për to. Puna e bletës është një art më vete, nëse do të shohësh e çoj sot unë kornizën dhe nesër kanë bërë një punë të paparë”, u shpreh Tefta Hila, bletërritëse.

Bletërritësja na tregon se si kujdeset për bletët dhe kënaqësinë që merr nga kjo punë.

“Marrim ilaçe për morrin, për mykun ka shume ilaçe që na rekomandojnë veterinerët”, tha bletërritësja.

 E pavarësisht që kujdeset e vetme për bletët , bletërritësja 69 vjeçare thotë nuk do ta ndalojë këtë punë për aq kohë sa të këtë fuqi dhe shëndet.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›