Mbërrijnë në Gjykatën e Fierit vrasësi i vëllezërve, së bashku me dy djemtë e tij dhe babain

Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit 49-vjeçari Altin Kukaj, i cili është autori i vrasjes së dy vëllezërve në Roskovec, ngjarje kjo e ndodhur në datën 10 shtator.
Për tu njohur me masën e sigurisë janë edhe dy djemtë e tij, Ervis Kukaj 21 vjeç dhe Emauris Kukaj 18 vjeç.
Nën akuzë për ngjarjen janë babai 79-vjeçar i autorit të dyshuar, që iu gjetën 3 armë dhe municione pa leje në banesë pas kontrollit dhe një 67-vjeçar tjetër, i identifikuar si Tomorr Zykaj, që dyshohet se ka ndihmuar dhe përkrahur autorët.
Dosja ndodhet në tavolinën e gjyqtares Gladiola Bregu, ndërsa akuza përfaqësohet nga prokurorja Elona Gixhari, e cila ka kërkuar tre masa me “arrest në burg” për të ndaluarit.
https://www.youtube.com/watch?v=vTQlcMHmLnM
Si ndodhi ngjarja
Një debat për motive të dobëta mes punëtorit të pularisë në pronësi të Altin Kukës dhe djemve të dy viktimave Lavdimir dhe Gramos Kurtaj, u bë shkak i vrasjes së këtyre dy të fundit një ditë më parë në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Pasi është konfliktuar me djemtë e viktimave, të moshës 21 dhe 25 vjeç, punëtori mesa duket ka kërkuar ndërhyrjen e djalit të autorit.
Pasi kanë debatuar dy herë, djemtë kanë përplasur makinat me njëri tjetrin.
Pas kësaj autori i ngjarjes, Altin Kuka, kur mësoi për konfliktin nga djali i tij, mori një automatik që e mbante në shtëpi dhe shkoi menjëherë në lokalin e vogël në pronësi të dy vëllezërve Vladimir dhe Gramos Kurtaj, ku edhe ka derdhur disa plumba që u morën jetën.
Reagimet e banorëve
Ngjarja e rëndë në fshatin Kurjan të Roskovecit, tronditi jo pak banorët e zonës, të cilët shprehen se asgjë nuk mund ta jutifikojë këtë që ndodhi. Sipas tyre, autori dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin, madje kanë patur edhe marrëdhënie të mira.
“Dy vëllezërit ishin model i shoqërisë, kishin biznese dhe ishin bamirës për Kurjanin dhe Roskovecin. Edhe autori ishte bashkëfshatari jonë, s’dimë çfarë të themi”, tha njëri ga banorët e zonës.
“E mora vesh në televizor, i kemi shokë. Viktimat ishin vëllezër, çuna të mirë.Edhe autori nga fshati është, aty matanë e ka shtëpinë. S’na ka ndodhur ndonjëherë këto gjëra, edhe një pulë kur vritet të dhëmb, jo më dy vëllezër”, tha një tjetër banor./vizionplus.tv