E Martë, 3 Nëntor 2026

Mbetën të bllokuar te “Shpella e Pëllumbasit”, shpëtohen katër turistë nga Çekia

TIRANË- Policia i ka ardhur në ndihmë katër turistëve çekë, të cilët mbetën të bllokuar gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.

Ata ishin bllokuar në një zonë të thepisur gjatë eksplorimit të natyrës.

Pas disa orësh kërkime u bë lokalizimi dhe gjetja e 4 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët çekë kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për ndihmën e dhënë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›