Mbeti pa punë, vetëhelmohet babai i një prej viktimave të Gërdecit
TIRANË- Një 43-vjeçar, babai i njërës prej viktimave të Gërdecit i ka dhënë fund jetës, pasi ka mbetur i papunë. Kujtim Osmani, babai i Resmie Osmanit( një nga 26 viktimat e Gërdecit) është gjetur i pajetë në shtratin e tij.
Të dhënat e para të policisë flasin për një vetëhelmim, që dyshohet se është realizuar pas një mbidozimi me ilaçe dhe alkool. Mësohet se Kujtimi ka qenë në gjendje depresive pas pushimit nga puna. Ai ka punuar deri pak ditë më parë si pastrues në bashkinë e Vorës, por më pas u pushua nga puna.
Ata që e njohin tregojnë se ai ka qenë në gjendje shumë të vështirë ekonomike dhe për këtë ka bërë shumë herë apel për ndihmë, por pa gjetur shpëtim.