Mbi 100 ekspertë ligjorë në SHBA paralajmërojnë se lufta ndaj Iranit mund të shkelë ligjin ndërkombëtar

Mbi 100 ekspertë amerikanë të ligjit ndërkombëtar kanë paralajmëruar se lufta ndaj Iranit rrezikon të shkelë rëndë ligjin ndërkombëtar.
Ata kritikojnë konfliktin dhe veprimet e forcave amerikane, duke përfshirë dëmet ndaj civilëve dhe mjedisit, si dhe potencialin për krime lufte.
Teksa po mbyllet dita e 34-rt e luftës, Presidenti i SHBA, Donald Trump, gjatë një fjalimi nga Shtëpia e Bardhë, u shpreh se objektivat në Iran janë drejt përfundimit dhe u bëri thirrje aleatëve për më shumë angazhim në Ngushticën e Hormuzit.
Menjëherë pas kësaj deklarate, çmimi i naftës kërceu në mbi 105 dollarë për fuçi.
Teksa mbetet e paqartë se çfarë nënkupton konkretisht “fitorja” e SHBA-ve, Irani ka përgënjeshtruar menjëherë pretendimet e Trump për një kërkesë për armëpushim, duke i cilësuar ato si të pabaza.
Ndërsa, që nga momenti kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit më 28 shkurt, lufta është përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme, me mijëra viktima të raportuara në vende të ndryshme të rajonit.