E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 1900 vizita në qendrat shëndetësore verore në javën e parë të qershorit

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Qendrat shëndetësore verore të hapura në bregdet dhe zonat turistike të vendit që nga 1 qershori do të jenë në shërbim të pushuesve dhe turistëve të huaj përgjatë gjithë sezonit, deri në 30 shtator 2026.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi se në javën e parë të qershorit janë kryer 1963 vizita të realizuara në qendrat shëndetësore verore. Nga këto vizita, 17% e tyre i përkisnin pushuesve të huaj.

MSHMS njofton se ekipet shëndetësore janë çdo ditë në terren për kujdesin shëndetësor të qytetarëve.

MSHMS njofton se diagnozat më të shpeshta janë hipertension arterial, pickime / alergji dhe viroza të ndryshme.

Qendrat me numrin më të lartë të vizitave kanë qenë Kisha e Laçit, Shëngjini dhe Orikumi.

Sipas MSHMS, 36 qendrat shëndetësore verore ofruan kujdes shëndetësor 24/7 falë punës së mjekëve, infermierëve dhe teknikëve, duke siguruar akses të shpejtë për pushuesit vendas dhe të huaj.

Qendrat shëndetësore verore të vendosura pranë pikave më të frekuentuara turistike dhe plazheve, garantuan ndërhyrje të menjëhershme në çdo situatë emergjente, duke ofruar shërbime parandaluese dhe këshillimore për të ruajtur shëndetin e pushuesve.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›