E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 300 institucione në Shqipëri nën mbrojtje të vazhdueshme kibernetike

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Mbi 300 institucione qeveritare dhe infrastruktura kritike në Shqipëri kanë tashmë mbrojtje të vazhdueshme kibernetike, përmes një kapaciteti të menaxhuar në nivel kombëtar, bëri të ditur Ambasada britanike në Tiranë.

Sipas Ambasadës, ky kapacitet është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit kibernetik mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, me mbështetjen e kompanisë britanike “BAE Systems”.

Ekipet shqiptare të sigurisë kibernetike monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme asetet digjitale të lidhura me internetin, me synim identifikimin e dobësive përpara se ato të mund të shfrytëzohen nga aktorë keqdashës.

Ambasada britanike thekson se kjo qasje synon të mbajë të sigurta sistemet thelbësore dhe përbën një komponent të rëndësishëm të rezistencës kombëtare kibernetike të Shqipërisë.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›