Mbi 500 migrantë shpëtohen në brigjet e ishujve Kanarie

Qindra migrantë në ankth në ishujt Kanarie u shpëtuan brenda disa orësh, njoftuan shërbimet e urgjencës spanjolle.
Shoqëria e Sigurisë Detare dhe e Shpëtimit tha se ekipet punuan gjatë natës për t’u kujdesur për gjithsej 516 migrantë që udhëtonin me pesë varka, me fëmijë të vegjël dhe
foshnja në mesin e pasagjerëve.
Ata vinin kryesisht nga vendet e Afrikës subsahariane.
Njerëzit, disa në gjendje kritike, u dërguan në ishujt e Atlantikut të Tenerifes, Gran Canarias dhe El Hierros.
Pasagjerët u thanë shpëtimtarëve se ”10 deri në 12 vdiqën në njërën nga varkat gjatë kalimit, ndërsa trupat e tyre u hodhën në det”.
Media lokale spanjolle, përfshirë gazetën ”La Provincia”, raportuan se një grua lindi ndërsa ishte në varkë.
Krahasuar me vitin e kaluar, ka pasur një rritje të numrit të anijeve me refugjatë që mbërrijnë në ishujt Kanarie të Spanjës, rreth 100 kilometra larg bregut veriperëndimor
të Afrikës.
/ rtsh.al /