E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 72 pacientë përfituan nga trombektomia mekanike në Spitalin Memorial të Fierit

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Falë profesionalizmit të ekipit mjekësor dhe teknologjisë mbi 72 pacientë në Spitalin Memorial Fier kanë përfituar nga trombektomia mekanike, duke rikthyer shpresën dhe cilësinë e jetës.

Në njësinë e Strokut pranë këtij spitali janë trajtuar raste komplekse, ndërkohë që mjekët apelojnë se në rastet e insultit, ndërhyrja në kohë bën diferencën.

Ministria e Shëndetësisë dfhe Mirëqenies Sociale ndau sot rastin e trajtimit me sukses pranë këtij spitali të një pacienti 68-vjeçar.

Mjekët u shprehën se pacienti ishte hipertensiv dhe u referua nga spitali i Beratit pranë Urgjencës së Spitalit Memorial me fillim të menjëhershëm të vështirësisë në të folur si dhe devijim të kokës dhe të syve djathtas.

Në urgjencën e Spitalit Memorial u krye rezonanca magnetike dhe duke u bazuar në të dhënat klinike dhe imazherike të pacientit rasti u diagnostikua në fazën e strokut.

Pas realizimit me sukses të ndërhyrjes së trombektomisë mekanike u rikthye funksionimi i qarkullimit të gjakut në enën e bllokuar dhe pacienti tashmë gëzon shëndet të plotë.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›