E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Mbi rrënjë”, ekspozita e qeramikës që ndërthur traditën me inovacionin

“Mbi rrënjë” u titullua ekspozita e çelur me punime të qeramikës që ndërthurin traditën me inovacionin, duke sjellë në vëmendje rrënjët tona kulturore dhe lidhjen me natyrën.

Punimet janë të artistes së re Yrmela Kaso e cila pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Arteve në Tiranë ka vendosur ti kushtohet qeramikës duke sjellë punime të ndryshme dekorative por edhe funksionale.

“Ekspozita është nga studion jonë “Bato”, që është e financuar dhe e mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Inovacionit. Punimet sjellin traditën shqiptare prandaj dhe quhet “mbi rrënjë”, u shpreh Kaso.

Yrmela prej dy vitesh ka çelur një studio me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, aty ku punon së bashku me nënën e saj për të prodhuar punime të ndryshme në qeramikë.

Gazetare: Kostanca Koçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›