E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e 200 e qeverise, Berisha ben bilancin Rozeta Rapushi

Mbledhja e djeshme e qeverise, ishte e 200-ta e zhvilluar nga qeveria ende ne detyre. Ndaj dhe Kryeministri Sali Berisha, nuk ngurroi te beje edhe bilancin e kesaj qeverie, duke permendur te gjitha arritjet e kabinetit qeveritar ne drejtimin e tij ne keto vite. “Te dashur miq, sot u mbajt mbledhja e 200-te e radhes e qeverise. Ne keto 200 mbledhje, nepermjet 3990 akteve, 581 ligjeve, 31 akteve normative dhe 3378 vendimeve, te miratuara gjate ketyre viteve te fundit, u be e mundur firmosja e Marreveshjes se Stabilizim- Asociimit me Bashkimin Evropian, anetaresimi i Shqiperise ne NATO, levizja e lire pa viza ne Bashkimin Evropian, rekomandimi i statusit te vendit kandidat per Shqiperine qe e bllokoi Edi Rama me mos votimin e tre ligjeve, por qe u detyrua t’i votonte me se fundi”, - permendi kreu i qeverise ne nje postim ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook. Po keshtu, Berisha nenvizoi edhe nje sere hapash te tjere dhe arritje te realizuara nga kjo qeveri, pervec rruges se integrimit te vendit. Kryeministri ne detyre, tha se me aktet dhe vendimet e marra nga kjo qeveri, u realizua reforma ekonomike dhe revolucioni fiskal qe bene te mundur dy - tre fishimin e bizneseve te mesme dhe te medha, trefishimin e eksporteve dhe investimeve te huaja, uljen e papunesise, mbi dyfishimin e rrogave te uleta dhe te mesme dhe pensioneve te uleta. “U ndermor projekti Shqiperia e zhvilluar, u ndertua Rruga e Kombit, Rruga Tirane - Elbasan gjysma, jane ndertuar mbi 10 mije km rruge, 1300 shkolla, 370 ujesjellesa, 420 sisteme kanalizimesh dhe qindra te tjera vepra publike. U financuan 45 mije fermere shqiptare. Projektet kombetare te ullirit dhe arroreve leshuan shtat me shpejtesi. Shqiperia arriti ne moshen dixhitale, rriti me 14 here perdorimin e internetit dhe sot ajo renditet ne 10 vendet me rritjen me te shpejte te turizmit ne bote”, - renditi njera pas tjetres kryeministri Berisha. Ne fund te ketij bilanci, kreu i qeverise qe dje zhvilloi mbledhjen e 200 te saj, falenderoi edhe te gjithe punonjesit e administrates publike per punen e bere. “Nderimin dhe mirenjohjen time me te thelle ndaj te gjithe atyre punonjesve te administrates dhe te tjere, qe me mendjen, perkushtimin e tyre bene te mundur keto arritje”, - nenvizoi kreu i qeverise ne postimin e tij te gjate ne Facebook, ku renditi arritjet kyce te Shqiperise gjate ketyre viteve.

TE DHENA

Gjate ketyre viteve qeverisje u miratuan;

3990 akte

581 ligje

31 akte normative

3378 vendimeve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›