E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbledhja e Qeverisë, Plator Nesturi emërohet Prefekt i Qarkut të Vlorës

Plator Nesturi do të jetë prefekti i ri i qarkut të Vlorës. Emërimi i tij është bërë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Nesturi zëvendëson në këtë post Vangjel Tavon, i cili mori drejtimin e Bashkisë së Himarës.

VENDIMI: 

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Plator Nesturi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›