E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbledhja e kryesisë së PS-së, e pranishme edhe Belinda Balluku

Kreu i qeverisë, Edi Rama, këtë të martë ka mbledhur Kryesinë në selinë e PS-së.

Takimi nisi në orën 09:00 ndërsa e pranishme në mbledhje është edhe Belinda Balluku, e cila u shkarkua nga Rama disa ditë më parë nga posti i zëvendëskryeministres dhe i ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Në fokus të mbledhjes së sotme do të jetë caktimi i datës së Asamblesë së PS.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë i dorëzoi kreut të shtetit, Bajram Begaj, ndryshimet e fundit në qeveri. Takimi u zhvillua në Pallatin e Brigadave.

“Sot, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në takim Kryeministrin, Edi Rama. Kryeministri paraqiti në takim propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar. Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave“, njoftoi Presidenca pas takimit.

Kreu i qeverisë propozoi shkarkimin e shtatë ministrave, mes tyre edhe të Belinda Ballukut dhe emërimin e ndryshimeve të reja.

Ndryshimet në qeveri

Albana Koçiu – Zv.kryeministre (largohet Belinda Balluku)

Besfort Lamallari – Ministër i Brendshëm (largohet Albana Koçiu)

Ferit Hoxha – Ministër i Jashtëm (largohet Elisa Spiropali)

Enea Karakaçi – Ministër i Infrastrukturës (largohet Belinda Balluku)

Erjona Ismaili – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin (largohet Toni Gogu)

Toni Gogu – Ministër i Drejtësisë (largohet Besfort Lamallari)

Ermal Nufi – Ministër i Mbrojtjes (largohet Pirro Vengu)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›