E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë çmimet e reja të karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi nga ora 17:00 e datës 19 maj 2026 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.

Sipas vendimit:

  • Gazoili do të tregtohet me jo më shumë se 205 lekë/litër në shitje me pakicë dhe 193 lekë/litër në shitje me shumicë.
  • Benzina do të tregtohet me jo më shumë se 189 lekë/litër në shitje me pakicë dhe 177 lekë/litër në shitje me shumicë.

Bordi ka paralajmëruar operatorët e tregut për detyrimin e zbatimit të këtyre çmimeve, ndërsa në rast shkeljesh është paralajmëruar pezullim i aktivitetit.

Sipas sqarimit zyrtar, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, ulja e akcizës në nivelin 80% aplikohet vetëm kur çmimi i gazoilit kalon 220 lekë/litër ose benzina kalon 200 lekë/litër.

Meqenëse çmimet aktuale janë nën këto kufij, akciza do të vijojë të zbatohet në nivel të plotë, 100%.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaruan se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›