E Martë, 3 Nëntor 2026

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, pritet të caktohet seanca plenare për votëbesimin e qeverisë

SHQIPËRI- Të martën, Parlamenti miratoi shtimin e komisioneve parlamentare, ndërsa opozita kundërshtoi ndryshimet dhe braktisi sallën gjatë votimit duke pretenduar se i është hequr e drejta për të drejtuar Komisionin e Integrimit.

Por, pasdite Sali Berisha hoqi Jorida tabakun nga komisioni I Evropës dhe vurin nënkryetare Albana Vokshin e linjës së ashpër.

PD ndërkohë plotësoi te gjithë vendet drejtuese ne komisione, pavarësisht bojkotit.

Megjithatë Kuvendi duket që nuk do të humbasë më shumë  kohë. Gazetari i ABC News, Andon Kello, raporton se këtë të mërkurë mblidhet edhe Konferenca e Kryetareve, në kryesinë e Kuvendit.

Në kryesinë e Kuvendit, perçe kryeparlamentarit të, janë të pranishëm dhe drejtuesit e grupeve parlamentare si Taulant Balla, Gazment Bardhi, Tedi Blushi dhe Fatmir Mediu.

Pritet që kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi të propozojë të enjten seancë plenare për votëbesimin e qeverisë Rama 4, seancë kjo që mund të zgjasë. Në mbledhje pritet të diskutohen edhe koha e debateve parlamentare të grupeve përkatëse.

Pas votimit të qeverisë Rama në Parlament, ministrat paraqiten para presidentit të Republikës për të bërë betimin dhe më pas kabineti i ri qeveritar mban mbledhjen e tij të parë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›