Mblidhet grupi i PS-së, në fokus buxheti i vitit 2025

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku diskutoi mbi axhendën parlamentare të javës në vijim.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive të deputetëve në komisionet parlamentare dhe seancat e ardhshme plenare.
Fokusi kryesor i diskutimeve u vendos mbi rëndësinë e procesit të miratimit të buxhetit të shtetit për vitin 2025, me qëllim që çdo aspekt i buxhetit të vlerësohet dhe miratohet në kohë dhe në përputhje të plotë me pritshmëritë dhe nevojat e qytetarëve.
Mbledhja e grupit parlamentar të PS 1 nga 14/m.m/a.f/