E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrëmja e 16-të e “Femra VIP 2”, Frederiku dhe Andueli presin verdiktin e votës së publikut

Në një garë ku çdo ditë sa vjen e bëhet më e ngarkuar me emocione, “Ferma VIP 2” po kthehet në një arenë të vërtetë sfidash, tensioni dhe aleancash. Çdo orë që kalon forcon ndarjet, zbulon karaktere dhe teston kufijtë e durimit.

Por mes garës, lojës dhe strategjive, nuk harrohet qëllimi kryesor i këtij formati: organizimi i punëve dhe mbi të gjitha, përkushtimi ndaj kafshëve. Andrea, kryefermeri i javës, vijon të marrë përgjegjësitë në duar, edhe pse shpesh është përballur me refuzime dhe mungesë bashkëpunimi nga pjesa tjetër e fermerëve. Dhe kjo vetëm sa ka rritur tensionet në fermë.

Televotimi i hapur që prej ditës së hënë për dy të nominuarit, Frederikun dhe Anduelin, ka trazuar ujërat dhe ka shtuar pasigurinë. Cili prej tyre do të jetë më pak i mbështetur nga publiku dhe do të largohet përfundimisht nga loja sonte në mbrëmje?

Sfidat e organizuara nga Agai i kanë dhënë kësaj jave një ritëm të ri. Dhe si gjithmonë, loja pëson tronditje pas çdo përballjeje.

Sfida e ullinjve, e dërgoi grupin humbës drejt e në Shtëpinë e Fakirit.

Erandi, Big Basta, Elinara, Frederik dhe Anduel jo vetëm që përjetuan izolimin, por u përballën edhe me prova që testuan kufijtë fizikë dhe durimin e secilit.

Por pavarësisht vështirësive, atmosfera në fermë ka qenë plot dritë. Shfaqja “Dasma Shqiptare” solli një tjetër energji dhe ngjyra të reja, duke shpalosur anën artistike dhe emocionale të konkurrentëve.

Komedia e Erand Sojlit, e interpretuar me mjeshtëri nga një kast i shkëlqyer aktorësh, solli buzëqeshje, emocion dhe nostalgji, duke rikthyer në kujtesën e publikut magjinë e dasmave shqiptare ndër vite.

“Ferma VIP 2” është  kthyer në pasqyrën më të sinqertë të intensitetit dhe shpërthimeve emocionale që e bëjnë këtë reality-show të pazëvendësueshëm. Ndaj sonte në mbrëmje gjatë spektaklit ju presin të tjera surpriza, formula të reja, eliminime dhe garë e vërtetë.

Ndaj “Ferma VIP” ju lë takim në orën 21.00 në ekranin e Vizion Plus si dhe në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›