E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbrojtja e të akuzuarve për vrasjen e gjyqtarit/ Hapet llogari “GoFund” për të paguar avokatët

Për Elvis Shkambin, autorin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe xhaxhanë e tij, Gjon Shkambin, është hapur një llogari “GoFund” për të paguar avokatët për mbrojtjen e tyre.

Llogaria është hapur nga një familjar i tyre, Françesk Shkambi.

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi.

Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja.

Në krye të detyrës, gjyqtari u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 6 tetorit. Ai u qëllua me 3 plumba nga Elvis Shkambi, pasi dha vendimin lidhur me një çështje prone në Shkodër./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›