E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbrojtja kibernetike/ Institucionet kërkojnë më shumë fonde nga buxheti

schedule15:50 - 3 Nëntor, 2026

Sulmet e shpeshta kibernetike ndaj institucioneve të vendit po i vendosin gjithnjë e më shumë këto institucione përballë nevojave për masa shtesë për të siguruar mbrojtje të sistemeve të tyre. Një prej tyre është dhe Prokuroria e Përgjithshme, siç tregoi zv. prokurori, Arqile Koça.

Për vitin e ardhshëm Prokuroria e Përgjithshme ka një fond të planifikuar prej 3.49 miliardë lekësh, ndërsa ata shtruan nevojën për investime në disa prokurori të rretheve.

Përballë kërkesës për rritje të sigurisë kibernetike u vendosën deputetët e Komisionit të Ligjeve edhe nga kryetarja e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula.

Për vitin e ardhshëm, këtij institucioni i janë planifikuar 138.9 milionë lekë, por institucioni kërkon shtesë fondesh prej rreth 50 milionë lekësh për vijimin e dixhitalizimit të arkivave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›