E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbushi automjetin me klandestinë/Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, si ra në “rrjetën” e Policisë

TIRANË– Pas një muaji hetimesh të zhvilluara me metoda speciale, Policia e Shtetit goditi një raste të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve.

Në pranga u vu një 31-vjeçar, banues në Kukës, i cili dyshohet se transportonte emigrantë të huaj kundrejt pagesës, nga Tirana drejt Kukësit, me qëllim kalimin ilegal fillimisht në Kosovë dhe më pas në shtetet e Bashkimit Evropian.

Gjatë operacionit, 31-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën e vjetër të Rinasit, duke transportuar me automjetin e tij 6 emigrantë nga Egjipti.

Si prova materiale, policia sekuestroi automjetin e përdorur për transportin e emigrantëve, si dhe 2 aparate celularë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›