E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbyllen hetimet për 9 zyrtarë, SPAK: I dhanë tendera kompanisë “5D” në shkelje të ligjit

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet paraprake për fraksionin e dytë të dosjes “5 D”, duke dërguar për gjykim 9 zyrtarë të bashkisë së Tiranës.

Ata akuzohen për shkelje të barazisë në tendera, e kryer në bashkëpunim.

SPAK thotë se shoqëria “5D”, e cila ishte në pronësi të dy ish-drejtorëve Redi Molla dhe Mariglen Qato, përfitoi tendera nga “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”, në shkelje të ligjit.

Hetimet treguan se një nga tenderat është vlerësuar nga punonjësit e kompanisë ‘5D’ dhe jo nga anëtarët e komisionit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›