Mbyllet BunkArt, u harxhuan për të 150 mijë euro
Në rrugën që ngjitesh pë rte BUNKART duket se kanë mbetur vetëm shigjetat dhe vijat e bardha që po prishen pak nga pak. Kur shkon në portën e zonës ushtarake ku është edhe bunkeri, një ushtar te dera të thotë se Bunkeri bërthamor i kohës së diktaturës është i mbyllur, ndaj nuk lejohet që të hysh më tej.
Por çfarë ka ndodhur realisht? Që në fundvitin e kaluar, para vitit të ri, Bunkart u mbyll fare dhe nuk u dha asnjë e dhënë se kur do të hapet sërish. Sot, në datën 20 janar, kushdo që ngjitet për të parë bunkerin bërthamor të Enver Hoxhës nuk mund ta shohë. Madje, as gazetarët e huaj, të cilët, pasi e panë në median ndërkombëtare lajmin e bujshëm, nuk hyjnë dot nëse nuk kanë planifikuar më parë takime apo që të rregullohet për t’u hapur vetëm për ta.
Pranë derës, ka disa grupe njerëzish nga rrethet, të cilëve u ka rënë rruga për në Tiranë, dhe japin e marrin te porta por nuk arrijnë ta shohin as nga jashtë.
Duket se shkelqimi i bujshëm i Bunkart zgjati më pak se një muaj. Për aq kohë sa zgjati, u konsiderua sukses edhe fakti se Bunkart u vizutua nga 60 mijë persona.
Kjo pronë është bërë kalim te ministria e Kulturës, por nuk pati transparencë për mënyrën sesi u zhvillua tenderi.Ministria e Mbrojtjes akordoi një fond te 5 milionë lekët për merementimin e mureve të Bunkerit, ndërsa Ministria e Kulturës, sipas informacionit që u dha në media në nëntorin e vitit të kaluar, akordoi një fond mbi 100 mijë dollar, për instalacione dhe projeksione. Fondet për Bunkart i mori një kompani që ka pronar një botues të huaj, dhe siç raportoi në atë kohë lapsi.al, shumë pranë qeverisë.
Asnjë nga zyrtarët si nga ministria e kulturës dhe nga ministria e Mbrojtjes, nuk dinë të japin ndonjë të dhënë nëse do të hapet sërish, apo nuk do të hapet më.
E ndërsa Ministria e Kulturës mbylli bunkerin bërthamor të Hoxhës, një tjetër objekt po hap: “Shtëpinë me gjethe”, project ideja e të cilës do të prezantohet në 23 janar. Nuk dihet se si do të tenderohet, ndërkohë që qarkullojnë zëra se për hapjen e saj do të impenjohet e njëjta kompani që u mor me Bunkart.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
Valles që i fali jetën, Osman Taka i dha emrin
